Kallas flet pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Autorët e sulmit të fundit terrorist duhet të përballen me drejtësinë

Shefja e re e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kallas pas këtyre takimeve në një postim në “X” ka shkruar se rruga e vetme për anëtarësimin në BE të dyja vendeve është normalizimi i marrëdhënieve.

“Takova sot kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Kallas.

Kallas ka theksuar se kanë folur edhe për sulmin e fundit terrorist në Ibër-Lepenc që ndodhi të premten më 29 nëntor.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button