“Kalaja e Djallit” tërheq vëmendje me bukurinë dhe pozicionin e saj

Kalaja historike e Djallit, e ndërtuar mbi shkëmbinj të pjerrët të rrethuar nga lugina të thella pranë fshatit Karahan në rrethin Çıldır të qytetit turk Ardahan, e ka marrë emrin nga fakti se është e vështirë për t’u arritur dhe për t’u pushtuar, raporton Anadolu.
Edhe pse nuk dihet saktësisht se kush dhe kur e ka ndërtuar këtë strukturë mbresëlënëse që ndodhet në mes të kanionit Karaçay, vlerësohet se historia e saj daton që nga periudha urartiane.
Kalaja dhe kanionet përreth janë ndër pikat e vizituara nga turistët vendas dhe të huaj që vijnë në rajon.