Kadastri i Maqedonisë i gatshëm për zgjidhjen e të gjitha lëndëve për korridoret 8 dhe 10
Në Agjencinë për kadastër të patundshmërive ka fluks të rasteve për korridoret 8 dhe 10, për shpronësimet që kanë të bëjnë me autostradat që i ndërton konsorciumi “Behtel dhe Enka”.
“Sipas informacioneve që kam nga drejtori i Administratës për Marrëdhënie Pronësore dhe Juridike, ka pasur ndryshime në Ligjin për shpronësim, për një rrjedhë më të shpejtë të lëndëve. Ne si Kadastër dhe hallka e fundit e gjithë procesit jemi plotësisht të organizuar, maksimalisht të mobilizuar dhe të gatshëm, meqë hyjnë rastet i zgjidhim menjëherë që të mos ketë ndalesë. Megjithatë, këto janë projekte komplekse dhe ju e dini se si shkon procesi i shpronësimit. Nga ana jonë do të bëhet gjithçka në një kohë sa më të shkurtër për të përfunduar të gjitha rastet që na vijnë”, thekson Zhivkovski.
Ai ka bërë të ditur se kur ka ardhur në postin e drejtorit ka trashëguar rreth 5600 lëndë të mbetura në Kadastër.
“Rastet nuk u zgjidhën pas dy, tre, pesë, gjashtë apo shtatë muajsh, dhe disa pritën edhe pas një viti. Me një riorganizim të plotë të brendshëm arritëm t’i zgjidhim të gjitha ato zbrazëtira. Për momentin, sidomos pas uljes së çmimit të shërbimeve, kemi një vrull rastesh, po punojmë jashtë orarit për t’i plotësuar dhe përfunduar të gjitha. Për momentin të gjitha janë duke u zgjidhur në mënyrë të vazhdueshme dhe fjalë për fjalë nuk ka ndërprerje”, nënvizoi Zhivkovski.