Kabineti i sigurisë së Izraelit miraton ‘pesë parime’ për përfundimin e luftës

Kabineti i sigurisë së Izraelit ka mbështetur planin e kryeministrit Netanyahu për të pushtuar ushtarakisht qytetin e Gazës dhe për të vendosur një rrethim ndaj luftëtarëve të Hamasit atje.
Si pjesë e takimit disaorësh të së enjtes në mbrëmje, kabineti gjithashtu ka rënë dakord me shumicë votash mbi “pesë parime” për përfundimin e sulmit të tij vdekjeprurës ndaj Gazës, sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit.
Parimet janë:
-
Çarmatimi i Hamasit.
-
Kthimi i të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur.
-
Demilitarizimi i Rripit të Gazës.
-
Kontrolli i sigurisë izraelite në Rripin e Gazës.
-
Krijimi i një administrate civile alternative që nuk është as Hamas e as Autoriteti Palestinez.
/Al Jazeera/