Ka nisur “Mosbindja civile” në Tiranë, opozita në këmbë
Ka zgjatur rreth tre orë protesta e opozitës, e shoqëruar me molotovë, gaz lotsjellës dhe përplasje, ku ashtu siç ishte paralajmëruar, u mbajt pa fjalime.
Më pas protestuesit, mes makinave dhe duke bllokuar trafikun, u zhvendosën drejt selisë së Partisë Socialiste, ku situata u tensionua. Disa molotovë u hodhën drejt selisë, duke bërë që godina të marrë flakë.
Pas selisë së PS, deputetët marshuan drejt Ministrisë së Brendshme, aty ku u hodhën disa molotovë me radhë, të cilat rrezikuan shumë protestues dhe efektivë të policisë.
Në një deklaratë, policia tha se dhjetë policë janë dëmtuar, ndërsa nga pamjet duken që disa protestues u përfshinë nga flakët.
Destinacioni i fundit ishte Kuvendi, por policia nuk i lejoi të grumbulloheshin. Drejt protestuesve u hodh gaz lotsjellës, i padurueshëm për protestuesit, duke i detyruar të shpërndaheshin në drejtime të ndryshme. Disa prej tyre u ndjenë keq dhe u shoqëruan me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.Top Channel