“Ka ndjekur politika pro ruse”/ SHBA sanksionon ish-kryeministrin e Gjeorgjisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj ish-kryeministrit të Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvil, ish-kryeministrit të Gjeorgjisë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi se Shtetet e Bashkuara po sanksiononin zotin Ivanishvili për “minimin e të ardhmes demokratike dhe euroatlantike të Gjeorgjisë dhe veprimeve pro Federatës Ruse”.

“Ivanishvil ka zbatuar veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Shtetet e Bashkuara ose jashtë saj për Rusinë.” shtoi Blinken.

Sanksionet, të cilat ngrijnë çdo pasuri të SHBA-së që i përkasin Ivanishvilit, pasojnë vite të tëra të acarimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Gjeorgjisë, një ish-republikë sovjetike që tani është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Partia” Ëndrra Gjeorgjiane “ nuk është përgjigjur menjëherë mbi sanksionet e reja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button