Juventusi e nis me fitore sezonin e ri!

Një fillim i mirë sezoni për Juventusin. Në ditën hapëse të Serie A, skuadra e Tudor mundi Parmën 2-0, duke iu përgjigjur fitoreve të Napolit dhe Romës.

Në stadiumin “Allianz”, Bardhezinjtë kontrolluan lojën për pjesën më të madhe të minutave në pjesën e pare, duke dominuar, por fortesa e Ducalit mbajti fort dhe skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjeve me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, një gjuajtje me të majtën nga Conceiçao goditi shtyllën, Dadiv në minutën e 59′ arriti të zhbllokojë ndeshjen pas asistit të Yildiz. Ndërkohë në mbyllje të takimit, saktësisht në minutën e 84-t ishte serbi Vlahoviç I cili me golin e tij të pare dhe të dytin për Juventusin vulosi fitoren. Edhe në këtë rast potagonist me assist ishte sërish turku Yildiz që ja bëri shumë të thjeshtë shokut të tij të skuadrës dërgimin e topit në rrjetë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button