Juventus, Motta: Nuk kanë qenë ditë të lehta, luajmë të zemëruar ndaj Veronës

Pas eleminimit në Champions dhe dështimit në Kupën e Italisë, Juventus kërkon të reagojë në kampionat, teksa do përballet me Veronën. Para ndeshjes, në konferencë për shtyp doli trajneri i bardhezinjve, Thiago Motta.
“Këto nuk kanë qenë ditë të lehta, sepse të humbasësh një ndeshje si kjo nuk është e lehtë. Por në të njëjtën kohë ne kemi detyrimin të mendojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës për të përballuar sa më mirë kundërshtarin tonë.
Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne me të vërtetë duam të tregojmë zemërimin tonë dhe të jemi superiorë ndaj Veronës”- tha ai.