Jozyrtarisht: Arratiset edhe shoku i Artanit, Përparim Bajrami

Përparim Bajrami, shoku i Artan Grubit dhe ish drejtor i Lotarisë së Maqedonisë është arratisur nga vendi.
Sipas informacioneve jozyrtare policia nuk ka arritur ta gjej atë në fshati Vaksincë, atje ku edhe jeton.
Kujtojmë se Bajrami, ka qenë “krahu i djathtë” i Artan Grubit dhe se së bashku kanë vepruar përderisa ata kanë qenë në pushtet.
Shpesh herë partitë shqiptare që tani janë në pushtet, emrin e Bajramit e kanë lidhur me krime që janë bërë në Lotarinë e Maqedonisë.
Së fundmi, ai kishte marrë me qira një objekt në vlerë prej 2.6 milionë euro, nga një firmë në të cilën ka hise dhe një ish i punësuar tjetër te Artan Grubi – Shaban Amzovski, i cili në anën tjetër është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të “Lotarisë së Maqedonisë”.