Jordania ndalon Vëllazërinë Muslimane, konfiskon asetet dhe zyrat

Jordania ka shpallur të jashtëligjshëm grupin e Vëllazërisë Muslimane dhe ka konfiskuar asetet dhe zyrat e saj në mbretëri, transmeton Anadolu.

Ministri jordanez i Punëve të Brendshme, Mazin al-Farrayeh, në një konferencë për media në Aman tha se “të gjitha aktivitetet e të ashtuquajturës Vëllazëria Muslimane janë të ndaluara dhe ajo konsiderohet një entitet i paligjshëm”.

Ai tha se promovimi i ideologjisë së Vëllazërisë tani është e paligjshme dhe garanton përgjegjësi ligjore.

Ndalimi përfshin mbylljen e zyrave të grupit në të gjithë Jordaninë.

“Çdo aktivitet i grupit, pavarësisht natyrës së tij, konsiderohet shkelje e ligjit dhe do të përballet me pasoja ligjore”, paralajmëroi al-Farrayeh.

Ministri jordanez tha se veprimet e vazhdueshme të Vëllazërisë e “ekspozojnë shoqërinë ndaj rreziqeve dhe kërcënojnë jetën e qytetarëve”.

Javën e kaluar, autoritetet jordaneze njoftuan pengimin e komploteve që shënjestronin sigurinë kombëtare dhe arrestuan 16 të dyshuar,

“Në të njëjtën natë (të rrëzimit të komploteve), Vëllazëria u përpoq të kontrabandojë dhe shkatërrojë sasi të mëdha dokumentesh nga selia e saj për të fshehur aktivitetet dhe lidhjet e saj të dyshimta”, tha al-Farrayeh.

Pa dhënë detaje të hollësishme, al-Farrayeh tha se autoritetet kanë penguar një operacion për prodhimin dhe testimin e eksplozivëve nga djali i një udhëheqësi të Vëllazërisë, që kishte për qëllim të shënjestrojë forcat e sigurisë dhe vendet e ndjeshme në Jordani.

Në muajin korrik të vitit 2020, Gjykata e Kasacionit e Jordanisë, autoriteti më i lartë gjyqësor i vendit, urdhëroi shpërbërjen e Vëllazërisë Muslimane.

Gjatë revolucioneve të Pranverës Arabe, Vëllazëria Muslimane e Jordanisë përjetoi një përçarje domethënëse kur disa anëtarë u ndanë për të formuar Asociacionin e Vëllazërisë Muslimane, një lëvizje që grupi origjinal e dënoi si një grusht shtet kundër legjitimitetit të saj, veçanërisht pasi qeveria jordaneze i dha asociacionit të ri një licencë në mars të vitit 2015.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button