Jep dorëheqje Marko Bislimoski, kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë

Pas gati tetë vitesh në funksion, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit të Mbeturinave Komunale (RKE), Marko Bislimoski, ka dhënë sot dorëheqje. Në letrën drejtuar Kuvendit nuk janë bërë të dita arsyet e dorëheqjes, mson Deutsche Welle.
Bislimoski e ka informuar mëngjesin e sotëm kryetarin e Kuvendit përmes një letre se tërhiqet nga pozita në të cilën u zgjodh për herë të parë në qershor të vitit 2018.
​Në dorëheqjen e tij, Bislimoski nuk i specifikon arsyet e largimit. Vendimin nuk ka dashur ta komentojë as ai, as bashkëpunëtorët e tij. Për arsyet tani për tani mund të ketë vetëm spekulime, duke pasur parasysh se mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskit përfundonte në qershor të vitit 2028.
​Kallëzim penal nga Policia Financiare
​Pak më shumë se dy javë më parë, Drejtoria e Policisë Financiare (DPF) ngriti kallëzim penal ndaj Bislimoskit, duke e dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit. Në kallëzimin e dorëzuar më 29 janar, thuhet se Bislimoski dyshohet se nuk ka vepruar sipas Ligjit për Energjetikë dhe nuk i ka hequr në kohë licencën kompanisë “Triterol Petrol” DOOEL Shkup, edhe pse ajo nuk plotësonte kushtet për tregti me naftë dhe lëndë djegëse.

​Licenca thuhet se duhej të hiqej në janar të vitit 2024, por procedura u ndërpre me një vendim të paligjshëm dhe licenca u hoq vetëm në prill të vitit 2025.
​Kjo i ka mundësuar kompanisë të punojë edhe për rreth 15 muaj të tjerë, periudhë gjatë së cilës ka realizuar qarkullim prej mbi 3.15 milionë euro dhe përfitim pasuror të paligjshëm prej rreth 229,000 eurosh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button