Jemen, mijëra njerëz protestojnë në mbështetje të Gazës

Mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin jemenas Sana për të protestuar në mbështetje të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Demonstruesit u tubuan në Sheshin Sebin të kryeqytetit për të shprehur revoltën e tyre kundër sulmeve izraelite në Gaza dhe sulmeve të fundit ajrore të SHBA-së në Jemen.

Demonstruesit brohorisnin slogane në mbështetje të Gazës dhe kundër sulmeve amerikano-izraelite.

Të paktën 51 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste nëntorin e kaluar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Që nga nëntori i vitit 2023, Huthit në solidaritet me palestinezët në Gaza ka shënjestruar anijet që kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe Detin Arabik, Ngushticën Bab al-Mandab dhe Gjirin e Adenit.

Më 15 mars, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në platformën Truth Social tha se ai kishte urdhëruar ushtrinë të fillojë “sulm masiv” kundër Huthive në Jemen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button