Jean-Noel Barrot: Franca kundërshton ‘çdo formë të aneksimit’ të Gazës

Franca kundërshton çdo lloj aneksimi të Rripit të Gazës ose Bregut Perëndimor nga Izraeli, tha të premten ministri i jashtëm francez, pas kërcënimit të ministrit izraelit të mbrojtjes për të aneksuar pjesë të Gazës nëse Hamasi nuk liron pengjet izraelite.

“Franca është kundër çdo forme të aneksimit, qoftë në lidhje me Bregun Perëndimor apo Rripin e Gazës. Ne kemi një vizion shumë të qartë për të ardhmen e rajonit – një zgjidhje me dy shtete (Izraeli dhe Palestina) që jetojnë krah për krah në paqe,” u tha gazetarëve ministri i Jashtëm, Jean-Noel Barrot, në qytetin lindor të Dionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button