Japonia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje 27-vjeçare për 3 milionë tonë LNG në vit

Kompani të Japonisë dhe Katarit kanë nënshkruar një marrëveshje 27-vjeçare për furnizim me 3 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në vit, duke nisur nga viti 2028, transmeton Anadolu.

Marrëveshja u nënshkrua mes kompanisë së madhe japoneze të energjisë JERA dhe kompanisë shtetërore të Dohas, QatarEnergy.

“JERA mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një portofol të qëndrueshëm dhe të balancuar të furnizimit me LNG, duke u furnizuar nga Lindja e Mesme, Azia-Paqësori, Shtetet e Bashkuara dhe rajone të tjera”, tha kompania.

JERA është një nga blerësit më të mëdhenj të LNG-së në botë.

Prodhimi i energjisë termike me LNG mbetet një pjesë kyç e miksit energjetik të Japonisë, edhe pse Tokio po zgjeron burimet bërthamore dhe të rinovueshme.

Sipas planit më të fundit energjetik, pesha e energjisë termike pritet të bjerë në 30–40 për qind deri në vitin fiskal 2040, nga 68,6 për qind sa ishte në vitin fiskal 2023.

Japonia importoi 66,15 milionë tonë LNG në vitin 2023, nga të cilat 4,4 për qind nga Katari. Furnizuesi më i madh ishte Australia me 41,6 për qind, e ndjekur nga Malajzia me 15,6 për qind

Veçmas, Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me JERA-n dhe QatarEnergy-n, që i mundëson Tokios të kërkojë furnizime shtesë me LNG gjatë fatkeqësive natyrore ose emergjencave të tjera të sigurisë energjetike. /TRT Balkan/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button