Jankulloska doli nga burgu

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është liruar mëngjesin e sotëm nga burgu. Pas tre vitesh të kaluara në burgun e Idrizovës, Jankullovska me vendim të Gjykatës së Apelit është liruar me kusht. Nuk do të kthehet më në qeli nëse deri në tetorin e ardhshëm nuk kryen vepër penale, raporton Alfax.

Gjatë marrjes së vendimit në favor të Jankullovskës, gjykatësit e Apelit kanë marrë parasysh se ajo është nënë e një fëmije pesë vjeçar, të cilit i është hequr kujdesi dhe edukimi i nënës, se është e burgosur shembullore që ka respektuar të drejtat dhe detyrimet e rregullores së burgut, kishte marrëdhënie miqësore me të dënuarit e tjerë dhe nuk shfaqte sjellje të dhunshme dhe konfliktuoze.

Në vitin 2020, Jankulloska u dënua me katër vjet burg në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike për blerjen e një mercedesi luksoz në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Edhe pse siç dëshmoi prokuroria, mercedesi ishte blera për nevoja private të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Kjo ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm në buxhetin e Ministrisë së Brendshme dhe të shtetit.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button