Janevska përplaset me gazetarët në Tetovë për gjuhën shqipe: Unë nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet të flisni gjuhën maqedonase

Sot në Universitetin e Tetovës është mbajtur debat për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja, Vesna Janevska.
Pas debatit për ligjin, Janevska pati një përplasje verbale me gazetarët për shkak të gjuhës shqipe, gjegjësisht kërkesës së saj që çdo gjë të përkthehet në gjuhën maqedonase.
Gazetarët kërkuan që ministrja Janevska të ketë përkthyesin e saj, ndërsa ajo u përgjigj që gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase.



