Jakimovski i befasuar që është futur në listën e zezë: Akt i dhunës nga shërbimet e huaja

Kandidati për president, Stevço Jakimovski është shprehur se ndjehet i befasuar që është futur në listën e zezë amerikane dhe paralajmëroi që do të parashtrojë kallëzim penal, transmeton TV21.

Ai tha se nuk do të tërhiqet nga gara zgjedhore dhe futjen në listën e zezë e cilëson edhe si akt të dhunës.“

Si ta kuptojmë më ndryshe këtë akt të dhunës, nëse jo si përzierje direkte në procesin zgjedhor që është i dënueshëm dhe vepër penale. Kjo është përzierje e shërbimeve të huaja në zgjedhjen e presidentit të shtetit. Publikisht them se do të parashtroj kallëzim penal kundër kryerësit. Duhet të vërtetohet se kush nga këtu e ka bërë këtë punë të pandershme”, tha Jakimovski në paraqitjen para media para Komunës së Karposhit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button