Ja sa armë ka gjetur MPB-ja në bastisjet në rrugën Orlancë-Nikushtak!

MPB njofton se sot është kryer bastisje në Haraçinë, ku janë gjetur armë dhe municion.

“Me datë 18.12.2024 rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësiti për Trafikim Ilegal në SPB Shkup, në rrugën lokale nga fshati Orlancë në drejtim të fshatit Nikushtak, në atarin e Komunës së Haraçinës, kanë gjetur mitralozë, nëntë pushkë automatike, karikatorë të shumtë boshe për një automatik dhe një karikator për automatik, dy karikatorë për një pushkë automatike me plumba, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera.

Armët e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë në Departamentin të Hetimeve Ligjore për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button