Ja kur do t’i merrni paratë për kondicionerët

Subvencionet për kondicionerët inverter, për të cilët qytetarët aplikuan në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë në fillim të vitit, do të paguhen pas miratimit të ribalancimit të Buxhetit. Këtë dje në një konferencë për media e konfirmoi ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska, e cila në pyetjen e një gazetari tha se janë siguruar para për këtë qëllim.

“Në fillim i kemi shkurtuar, por pas reagimit të ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, kemi rritur fondet. Të gjithë do të marrin mbështetje kur të votohet ribalancimi në Kuvend”, tha ministrja Dimitrieska Koçoska.

Thirrja publike për subvencione për kondicionerët në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit të këtij viti shkaktoi interesim të madh te qytetarët. Vetëm për pak ditë që zgjati, janë dorëzuar rreth 8 mijë aplikime dhe së bashku me thirrjen tjetër për subvencione kanë qenë mbi 18800 aplikime.

Bëhet fjalë për ndarjen e kuponëve për kondicionerë me inverter konform programit për nxitjen e efikasitetit energjetik të amvisërive për vitin 2024, për të cilin ishin planifikuar 210.000.000 denarë, si dhe për mbrojtjen e konsumatorëve të cënueshëm për çka janë siguruar 45.000.000 denarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button