Izraelit po i pakësohen raketat interceptuese mbrojtëse

Wall Street Journal raporton se Izraelit po i mbarojnë raketat interceptuese të sistemit Arrow dhe se kjo mund të ndikojë në aftësinë e vendit për të rrëzuar raketat balistike me rreze të gjatë nga Irani.
Një zyrtar amerikan, i cili foli në mënyrë anonime për gazetën, tha se Uashingtoni është në dijeni të këtij problemi kapaciteti prej muajsh dhe se ka përforcuar mbrojtjen izraelite me sisteme të vendosura në tokë, në det dhe në ajër.
Raporti shton se ushtria izraelite ka refuzuar të komentojë “çështje që lidhen me municionin”.