Izraeli vret në Gaza ish-basketbollistin e kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan

Ushtria izraelite shënjestroi dhe vrau ish-lojtarin e basketbollit të kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan, teksa ai përpiqej të arrinte te ndihma humanitare për të ushqyer fëmijët e tij, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, në lajmin e saj që e bazon mbi burime lokale tha se “Forcat pushtuese hapën zjarr ndaj 40-vjeçarit Shaalan, i cili po përpiqej të arrinte te ndihma humanitare në Khan Younis për të ushqyer fëmijët e tij. Shaalan ra dëshmor si pasojë e të shtënave me armë zjarri”.

Gjithashtu thuhet se Shaalan ishte detyruar të kërkonte ushqim dhe ilaçe për vajzën e tij, Meryem, e cila vuante nga dështimi i veshkave dhe sëmundja ‘sepsis’ dhe se ai shpesh bënte thirrje për ndihmë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button