Izraeli vret gati 100 palestinezë në Gaza brenda 24 orëve

Izraeli ka vrarë të paktën 94 palestinezë dhe ka plagosur 367 të tjerë në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të gjenocidit të vazhdueshëm në enklavën e rrethuar, raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Duke cituar autoritetet lokale shëndetësore, WAFA bën të ditur se numri i viktimave që nga rifillimi i ofensivës më 18 mars – pas një armëpushimi dy-mujor – ka arritur në 7,843 të vrarë dhe 27,933 të plagosur.

Shumica dërrmuese e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button