Izraeli vret disa fëmijë në sulmet ndaj çadrave të familjeve të zhvendosura në Gaza

Ushtria izraelite po shënjestron familjet palestineze të zhvendosura që jetojnë në çadra ose strehimore të përkohshme në qytetin e Gazës, teksa kryen ofensivën e gjerë për të marrë nën kontroll qytetin.

Në lagjen Tel al-Hawa, palestinezët po kërkonin mes rrënojave të strehëve të tyre pas një sulmi me dron izraelit të enjten.

Në sulm u vranë disa fëmijë, mes tyre djali dhe vajza e Maha Afanas.

“E kontrollova djalin tim dhe e gjeta shtrirë me shpinë, me gjak që i rridhte nga hunda dhe i dilte nga pjesa e pasme e kokës. Fillova të bërtisja dhe vëllai im erdhi dhe e mori nga duart e mia,” tha ajo.

“Pastaj shkova të kontrolloja fëmijën tim të dytë, vajzën Noor, dhe e gjeta të mbuluar nga gjaku nga koka deri te këmbët.”

Por edhe kur palestinezët ikin nga qyteti i Gazës drejt pjesëve të tjera të Rripit, ata përballen me sulme izraelite.

Umm Nabil Al-Aish humbi të afërmit e saj në një sulm ndaj strehëve të improvizuara në Nuseirat, në pjesën qendrore të Gazës, të enjten.

“Na urisë, na privojnë nga uji, na zhvendosin dhe na vrasin fëmijët, ndërsa bota vetëm sheh,” tha ajo. /Al JAzeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button