Izraeli vret 32 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se Kompleksi Mjekësor Nasser ka pranuar 32 trupa që nga agimi, pas një tjetër sulmi ndaj një pike të ndihmave ushqimore të GHF në Rafah.
Ministria shtoi se ndërsa “masakrat” në qendrat e shpërndarjes së ndihmave po vazhdojnë, ekipet mjekësore kanë vërejtur një rritje të ndjeshme të vdekjeve të shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja.
Ajo paralajmëroi për një “katastrofë të paprecedentë shëndetësore dhe humanitare nëse kjo heshtje ndërkombëtare vazhdon” dhe u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të “marrë masa urgjente dhe efektive”.