Izraeli vret 31 palestinezë në strehimoren e shkollës

Të paktën 31 palestinezë, duke përfshirë fëmijë, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm izraelit që synonte një spital fushor në një shkollë që strehonte njerëz të zhvendosur në Gazën qendrore, thanë burimet palestineze.

“Numri i të vdekurve nga sulmi i Izraelit në një spital fushor brenda një shkolle ku strehohen personat e zhvendosur në Deir al-Balah në Gazën qendrore është rritur në 31”, tha për Anadolu Agency, zëdhënësi i zyrës së mediave të qeverisë së Gazës, Ismail Al-Thawabta.

Burime mjekësore thanë për Anadolu se ushtria izraelite bombardoi shkollën në një zonë që ishte klasifikuar si një “zonë e sigurt humanitare” në Deir al-Balah.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button