Izraeli vret 21 palestinezë në gjithë Gazën që nga mëngjesi

Të paktën 21 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në gjithë Gazën që nga agimi, kanë bërë të ditur burime nga spitalet e Gazës për Al Jazeerën.

Mes viktimave ishin pesë persona të vrarë nga një sulm me dron izraelit mbi çadrat që strehojnë njerëz të zhvendosur në zonën al-Mawasi në jug të Gazës. Më shumë të zhvendosur, përfshirë fëmijë, u plagosën në sulm.

Zona, në perëndim të qytetit Khan Younis, supozohet të jetë një “zonë e sigurt”, por shpeshherë goditet nga ushtria izraelite. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button