Izraeli vrau 82 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Tetëdhjetë e dy persona janë vrarë në 10 sulme izraelite ndaj palestinezëve në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Gaza që nga 7 tetori në 30,960, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të enklavës.
Në një deklaratë të ministrisë në Telegram thuhet se 122 persona janë plagosur nga ushtria izraelite gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 72,524.
Ministria shtoi se një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, pasi forcat okupuese pengojnë ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile të arrijnë tek ata. .AlJazeera/ Alfax.mk/



