Izraeli shkel hapur armëpushimin me Libanin

Mediat zyrtare libaneze raportuan një sulm ajror në jug të Bejrutit, sulmi i parë i tillë që nga armëpushimi i nëntorit, i cili në masë të madhe ndaloi armiqësitë midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Pamjet e AFPTV treguan tym që ngrihej nga zona e goditur.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve raportoi se “aeroplanët luftarakë izraelitë goditën lagjen Hadath në periferi jugore të Bejrutit”, duke iu referuar një zone të dendur të populluar, ku ndodhen ndërtesa banimi dhe shkolla.