Izraeli shkatërron selinë e OKB-së në Jerusalem

Ekipet izraelite nisën të martën shkatërrimin me buldozer të selisë së agjencisë së OKB-së në Jerusalem e cila shërbente për refugjatët palestinezë. Kjo ka çuar më tej goditjen izraelite ndaj një organizate që ofron shërbime humanitare për miliona njerëz në të gjithë rajonin.

Izraeli prej kohësh ka akuzuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) për bashkëpunim me Hamasin, akuzë e cila është mohuar, dhe vitin e kaluar ia ka ndaluar asaj veprimtarinë në territorin izraelit.

UNRWA njoftoi në platformën X se forcat izraelite kishin konfiskuar pajisjet e stafit dhe i kishin detyruar ata të largoheshin nga selia e tyre në lagjen Sheikh Jarrah.

“Kjo është një sulm i paprecedentë jo vetëm kundër UNRWA-së dhe ambienteve të saj. Përbën një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe të privilegjeve dhe imuniteteve të Kombeve të Bashkuara,” thuhej në deklaratë.

Izraeli prej kohësh e ka kritikuar UNRWA-në për atë që e quan prirje pro-palestineze dhe e ka akuzuar për lidhje me Hamasin. Ministria e Jashtme izraelite tha se prishja po zbatohej në përputhje me një ligj të ri që ndalon veprimtarinë e organizatës.

UNRWA ofron ndihmë dhe shërbime për rreth 2.5 milionë refugjatë palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin lindor, si dhe për edhe 3 milionë refugjatë të tjerë në Siri, Jordani dhe Liban. Ajo mirëmban infrastrukturë në kampet e refugjatëve palestinezë, drejton shkolla dhe ofron kujdes shëndetësor për refugjatët, të cilët thonë se agjencia është thelbësore për sigurimin e shërbimeve bazë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button