Izraeli shënjestron sërish fëmijët e pafajshëm në Gaza

Ushtria izraelite ka shënjestruar sërish fëmijët e pafajshëm në Rripin e Gazës e cila ndodhet nën sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023, raporton Anadolu.
Ushtria izraelite kreu sulm ndaj tendave të palestinezëve të zhvendosur në rajonin Al-Mawasi në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Si pasojë e sulmit u plagosën shumë palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë.
Të plagosurit u dërguan në spitalin “Naser” në rajon.
Në pamje vërehen të plagosurit që mbërrijnë në spital me autoambulancë dhe automjete, ndërhyrjen ndaj fëmijëve të plagosur si dhe fëmijë palestinezë që qajnë dhe flasin.
Të paktën 4.701 palestinezë janë vrarë dhe 14.879 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 54.981 ndërsa numri i të plagosurve në 126.920.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.