Izraeli pranon listën e pengjeve që do të lirohen nga Hamasi

Izraeli konfirmoi sot se ka marrë një listë fillestare të pengjeve të planifikuar për t’u liruar nga Hamasi, transmeton Anadolu.

“Zyrtarët përkatës po kontrollojnë detajet e listës dhe aktualisht janë në kontakt me të gjitha familjet”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Katari më herët sot tha se pauza e planifikuar humanitare në Rripin e Gazës do të fillojë në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale (0500 GMT) të premten.

“Grupi i parë i pengjeve civile do të shkëmbehet rreth orës 16:00 të premten”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Majed al-Ansari në një konferencë shtypi në Doha.

Ai tha se 50 pengje do të lirohen në katër ditë.

“Grupi i parë i pengjeve do të përfshijë 13 gra dhe fëmijë”, shtoi ai.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi se u arrit një marrëveshje për një pauzë humanitare katërditore midis Izraelit dhe Hamasit.

Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë mbahen nga Hamasi pas sulmit të tij ndërkufitar më 7 tetor.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve të enklavës.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button