Izraeli pranoi vrasjen e Haniyeh tek zyrtarët amerikanë, shkruan Washington Post

Izraeli informoi administratën amerikane se qëndronte pas vrasjes së liderit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh më 31 korrik në kryeqytetin iranian Teheran, thuhet në një raport të medias.
“Ndërsa Izraeli ka refuzuar të komentojë vrasjen e Haniyeh, ai informoi zyrtarët amerikanë menjëherë më pas se ishte përgjegjës”, raportoi Washington Post, duke cituar tre persona të njohur në Shtëpinë së Bardhë, por pa përmendur emrat e tyre.
“Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë iu përgjigjën me befasi dhe zemërim vrasjes së Haniyeh më 31 korrik, të cilën ata e panë si një pengesë në përpjekjen e tyre disamujore për të siguruar një armëpushim në Gaza”, tha gazeta.
Zbulimi vjen pasi Izraeli ka vazhduar të mohojë publikisht se e ka pranuar vrasjen e liderit të lartë të Hamasit.
Raporti i Washington Post shtoi se “prapa skenave” ka fërkime në rritje midis administratës amerikane dhe Izraelit, pasi ky i fundit vazhdon të ndërmarrë hapa të njëanshëm në konfliktin që ka vrarë afro 40,000 palestinezë që nga inkursioni i Hamasit më 7 tetor.
“Zyrtarët amerikanë janë gjithashtu të indinjuar nga dështimi i Izraelit për t’i informuar ata përpara se të nisin operacione të tjera për të vrarë komandantët e Hezbollahut ose ata iranianë”, tha WaPo.
Irani dhe Hamasi akuzuan Izraelin për kryerjen e vrasjes së Haniyeh, por Tel Avivi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.
Disa orë para vrasjes së Haniyeh-s, Izraeli vrau komandantin e lartë ushtarak Fuad Shukr në një sulm ajror në Bejrut. /TRTworld/



