Izraeli po përpiqet të vendosë Mohammed Dahlan-in si një udhëheqës në Gazën e pasluftës

Mohammed Dahlan është një ish-shefi palestinez i sigurisë, i cili dikur u përpoq të shtypte Hamasin, por më vonë u internua nga Bregu Perëndimor.
Ai aktualisht jeton në Abu Dhabi dhe shihet nga disa zyrtarë amerikanë, izraelitë dhe arabë si një udhëheqës i mundshëm për një forcë të përkohshme sigurie në Gaza.
Dahlan po konsiderohet si një zgjidhje e përkohshme për të qeverisur sigurinë e Gazës pas luftës Izrael-Hamas.
Një opsion në shqyrtim përfshin Dahlan-in si mbikëqyrès të një force palestineze sigurie prej 2500 burrash që punojnë me një forcë ndërkombëtare.
Forca do të verifikohej nga SHBA, Izraeli dhe Egjipti dhe nuk do të kishte besnikëri të qartë ndaj Autoritetit Palestinez, shkruan gazeta pro-izraelite Wall Street Journal.
Por, Gazanët nuk e duan atë.



