Izraeli përdor raketa dronësh të mbushura me gozhda për të vrarë njerëz në Gaza

Mjekët thonë se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar jetën e shumë fëmijëve që u transferuan sot në spital, pasi kishin pësuar djegie të rënda dhe lëndime nga copëzat fluturuese.

Këto raketa dronësh janë të mbushura me gozhdë, dhe kur shpërthejnë, copëzat metalike fluturojnë me një shpejtësi shumë të lartë – duke depërtuar në trupat e njerëzve, shkaktuar dëmtime të brendshme që çojnë në gjakderdhje të rëndë, e cila është arsyeja kryesore e vdekjes për shumicën e të sulmuarve nga këto raketa.

Për rreth 40 ditët e fundit, sulmet me dronë janë rritur – ato synojnë njerëz të mbledhur në turma të mëdha, qoftë nëpër rrugët e tregjeve, qoftë në radhë për ujë apo në kuzhinat kolektive për të marrë ushqim.

Këto sulme po ndodhin pavarësisht pretendimeve të ushtrisë izraelite, e cila mburret se përdor armë të sofistikuara dhe të avancuara.

Por kur shohim se çfarë po ndodh në terren dhe numrin e viktimave, si dhe llojin e shënjestrave që po goditen, kjo bie ndesh me atë që ushtria izraelite përpiqet të reklamojë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button