Izraeli paralajmëron kundërpërgjigje ndaj Iranit

Shefi i Shtabit të IDF-së, Herzi Halevi, në një deklaratë nga baza ajrore Nevatim, thotë se sulmi iranian me raketa dhe dron mbi Izraelin “do të përballet me një përgjigje”.
“Irani donte të dëmtonte aftësitë strategjike të shtetit të Izraelit – kjo është diçka që nuk kishte ndodhur më parë”, thotë ai.
“Të hënën e kaluar, ne pamë se çfarë po organizohej dhe ne mendojmë se shteti i Izraelit është shumë i fortë dhe di të merret me të i vetëm, por me një kërcënim kaq të madh dhe kaq të largët, ne jemi gjithmonë të lumtur që kemi [Shtetet e Bashkuara] me ne”, thotë Halevi.
“Ne po shohim përpara, po shqyrtojmë hapat tanë dhe ky lëshim i kaq shumë raketave, raketave lundruese dhe dronëve në territorin e shtetit të Izraelit do të përballet me një përgjigje”, shton ai.
Nevatim u godit në sulmin me raketa iraniane, ndërsa IDF raportoi dëme të vogla në infrastrukturë.
Emri i operacionit të IDF për të kundërshtuar sulmin me dronë dhe raketa iraniane të shtunën quhet “Mburoja e Hekurt”, thotë ushtria.



