Izraeli lëshon urdhra të zhvendosjes për palestinezët në Gaza

Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër të zhvendosjes për palestinezët, duke kërcënuar se do të sulmohen disa lagje në Rripin e Gazës qendrore, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, postoi një hartë në platformën sociale X që tregonte Gazën qendrore të numëruar dhe “zonat që do të evakuohen” të shënuara me të kuqe.
Adraee kërcënoi se do të sulmohen qytetet Nuseirat, Al-Zahra, Al-Mughraqa, Al-Nuzha, Al-Bawadi, Al-Basma, Al-Zahra, Al-Bustan, Badr, Abu Hurayra, Al-Rawda dhe Al-Safa në Gazën qendrore.
Duke pretenduar se qytetet janë “zona të rrezikshme konflikti” dhe grupet palestineze vazhdojnë të qëllojnë me raketa Izraelin, Adraee lëshoi një urdhër evakuimi të detyrueshëm për ata që ndodhen në qytete në rajonin Al-Mawasi në jug, për të cilin ai e pretendon se është “sigurt”.
Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka lëshuar urdhra për zhvendosje të detyruar për palestinezët duke përdorur harta që e ndajnë Gazën në blloqe.
Më shumë se 90 për qind e 2.3 milionë palestinezëve të Gazës janë zhvendosur me forcë të paktën një herë përballë sulmeve izraelite.