Izraeli lejon dy buldozerë nga Katari dhe Egjipti të hyjnë në Gaza

Dy buldozerë janë lejuar të hyjnë në Rripin e Gazës duke mbajtur flamujt e Katarit dhe Egjiptit, raporton një korrespondent i Al Jazeera-s.
Kjo është hera e parë që pajisje të rënda hyjnë në enklavën e shkatërruar nga lufta që nga nënshkrimi i armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në mes të janarit.
Izraeli është kritikuar për mosrespektimin e kushteve të marrëveshjes duke bllokuar hyrjen e automjeteve të nevojshme për largimin e sasive të mëdha të mbeturinave, si dhe të 60,000 shtëpive të lëvizshme dhe 200,000 çadrave.