Izraeli hap zjarr për të frikësuar delegacionin e huaj diplomatik në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite hapën zjarr për të frikësuar një delegacion të huaj diplomatik pas mbërritjes në hyrje të kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha një zyrtar palestinez për Anadolu.
Ushtria izraelite, në shkelje të normave diplomatike, hapi zjarr ndërsa delegacioni prej 35 ambasadorësh, konsujsh dhe diplomatësh i cili iu afrua kampit, që ka qenë nën rrethim që nga 21 janari, tha Ahmed al-Deek, një asistent i ministrit të jashtëm palestinez.
Deek, duke shoqëruar grupin, tha se të shtënat kishin për qëllim të frikësonin delegacionin dhe të parandalonin hyrjen e tyre në kamp.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, delegacioni kishte diplomatë nga Egjipti, Jordania, Maroku, Bashkimi Evropian, Portugalia, Kina, Austria, Brazili, Bullgaria, Turqia, Spanja, Lituania, Polonia, Rusia, Japonia, Rumania, Meksika, Sri Lanka, Kanadaja, India, Kili, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me përfaqësues nga disa vende të tjera.
Deek dënoi veprimet izraelite, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve të vazhdueshme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Gaza dhe që Izraeli të mbahet përgjegjës.
Ministria e Jashtme palestineze organizoi vizitën për diplomatët që të dëshmonin sulmin e vazhdueshëm ushtarak të Izraelit, pas një vizite të ngjashme në Tulkarem në Bregun Perëndimor verior javën e kaluar.