Izraeli hap zjarr ndaj palestinezëve që po merrnin ndihma humanitare, 30 të vrarë dhe 150 të plagosur

Të paktën 30 palestinezë u vranë dhe më shumë se 150 u plagosën sot, pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj civilëve që po kërkonin ndihmë në Al-Mawasi, në perëndim të qytetit Rafah në Gazën jugore, thanë burime mjekësore për Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, forcat izraelite përdorën municione luftarake nga automjete tokësore dhe dronë të armatosur kuadkopterë për të shënjestruar njerëzit që ishin mbledhur për të marrë ndihmë humanitare.

Vrasjet e stome e çojnë numrin e palestinezëve të vrarë pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave në 39 në më pak se një javë, me mbi 220 të plagosur gjatë së njëjtës periudhë, sipas një llogaritjeje nga Anadolu bazuar në burime palestineze.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbajtur të mbyllura të gjitha kalimet kufitare, duke ndërprerë hyrjen e ushqimit, ilaçeve, karburantit dhe furnizimeve të tjera thelbësore për 2,4 milionë banorët e Gazës.

Izraeli ka kryer një ofensivë shkatërruese në Gaza që nga tetori 2023, duke vrarë mbi 54.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë midis popullsisë së enklavës prej më shumë se 2 milionë banorësh.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e luftës kundër civilëve në enklavën palestineze.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button