Izraeli godet Rafah-n pasi Hamasi pranoi marrëveshjen e armëpushimit

Pavarësisht që Hamasi pranoi një marrëveshje armëpushimi me Izraelin të ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe SHBA-ja, megjithatë regjimi i Netanyahut sulmoi qytetin ku po strehihen 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur nga veriu dhe pjesa qendrore e Gazës.
Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh thotë se grupi ka pranuar një propozim për armëpushim në Gaza të paraqitur nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit.
Nga ana tjetër, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thotë se propozimi i rënë dakord nga Hamasi është larg kërkesave të Izraelit, por qeveria izraelite do të dërgojë një delegacion për të negociuar.
Ai gjithashtu thotë se kabineti i luftës vendosi që Izraeli të vazhdojë operacionin e tij në Rafah, me ushtrinë që njoftoi objektivat e sulmit në lindje të qytetit.



