Izraeli bombardon një shtëpi në Gaza, vriten 10 persona nga e njëjta familje

Të paktën 10 palestinezë u vranë dhe 5 të tjerë mbetën nën rrënoja si pasojë e bombardimit të një shtëpie nga Izraeli, në të cilën ishte strehuar një familje e zhvendosur në qytezën Meshru Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shtëpinë ku ishte e strehuar familja Al-Shalfuh e zhvendosur në qytezën Meshru Beit Lahia.

Në sulm humbën jetën 10 persona nga e njëjta familje ndërsa 5 të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 44.580 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 105.739 persona të tjerë u plagosën.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button