Izraeli bombardon dy ndërtesa në Gaza, vriten 25 palestinezë

Të paktën 25 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit që shënjestruan dy ndërtesa në pjesën qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga dëshmitarët, një avion luftarak izraelit bombardoi një ndërtesë trekatëshe në afërsi të spitalit “Kamal Adwan” në rajonin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës.

Në sulm ndërtesa u shemb plotësisht ndërsa humbën jetën 18 persona dhe se ende 12 persona ndodhen nën rrënoja.

Në një deklaratë nga spitali “Al-Awda” në qendër të Rripit të Gazës thuhet se në spital mbërritën 6 të plagosur dhe trupat e pajetë të 7 personave që humbën jetën si pasojë e bombardimeve izraelite ndaj një ndërtese banimi në zonën Safin në jugperëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat.

Spitali publikoi një video që tregon momentet kur ekipet e shpëtimit nxjerrin trupat nga shtëpia e shënjestruar.

Dëshmitarët thanë se qytetarët dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për personat nën rrënoja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button