Izet Mexhiti në Samitin në Odesa të Ukrainës takon Kryeparlamentaren shqiptare Elisa Spiropali

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, po merr pjesë në Samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore”, që po zhvillohet në qytetin bregdetar të Odesës, me ftesë të Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Gjatë qëndrimit në Odesa, Mexhiti ka zhvilluar një takim të veçantë me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një takim rutinë, por për një bisedë të sinqertë dhe të hapur, që erdhi natyrshëm në një kontekst ku “rrugët e shqiptarëve kryqëzohen jashtë vendit”.
“Me mendje të hapur dhe me një frymë mirëkuptimi e bashkëbisedimi të lirshëm, prekëm tema që i kapërcejnë agjendat formale. Në kohë si këto, ku politika shpesh flet me tone të larta, janë pikërisht këto biseda të qeta që lënë gjurmë, të vërteta, njerëzore dhe me sy nga e ardhmja,” ka shkruar Mexhiti.

Pjesëmarrja e tij në këtë samit nënvizon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të qenë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në kontekstin e zhvillimeve në Ukrainë dhe Evropën Juglindore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button