Izet Mexhiti: Në raundin e dytë, fitorja e Fetisë, do jetë më bindëse dhe më historike

Bogovina kërkon një nivel më ndryshe, në udhëheqjen komunale, ka nisur fjalimin e tij
sonte në Bogovinë, njëri nga liderët e VLEN dhe kryetari i ri i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Ai ka vizituar kandidatin e VLEN për komunën e Bogovinës, Feti Abazin, duke u shprehur se zgjidhja dhe suksesi i Bogovinës lidhet drejtpërdrejtë me fitoren e Feti Abazit edhe në raundin e dytë. Kjo, edhe për shkak profesionalizmit të kandidatit, poashtu edhe për arsye të programit të tij real për nevojat e qytetarëve.

“Pala tjetër nuk ka pasur program, për atë shkak e mori humbjen. Ne jemi mundu të ofrojmë program, dhe për atë shkak e morrëm fitoren. Kemi ditur ta bëjmë dallimin mes zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Ende flasim për kanalizim dhe ujë, të cilat janë kushte elementare. Si në zgjedhjet parlamentare, poashtu edhe në zgjedhjet lokale, shqiptari votoi per kandidatët e VLEN, për 4 vitet e ardhshme. Për këta 15 muaj, mjafton nuk kemi pasur afera korruptive, dhe as vrasje politike të montuara. Kemi mbështetur komunat, dhe i meritojmë komunat. Komunat nuk i shfrytzojmë për kalkulime politike, por me projekte konkrete çështjet elementare mbyllen. Faktori kryesor i ikjes së rinisë, ështëbmungesa e kushteve elementare. Nuk ka sllogane të mëdhaja politike shqip shqip etj. Ne kërkojmë mbështetjen qytetare në krye me Fetinë, për standard më të mirë, dhe jo vetëm përmes komunave, por edhe prej parlamentit mbrohet qeveria. Edhe ne komunën e Bogovinës me mbeshtetje nga qeveria mund të bëhet shumë më mirë se në vitet e kaluara. Në raundin e dytë, fitorja e Fetisë, do jetë më bindëse dhe më historike”, ka përfunduar Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button