Izet Mexhiti: Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti falenderoi të gjithë votuesit për mbështetjen dhe u zotua se do të jenë zëri i shqiptarëve në qeverinë e re.
“Të nderuar përkrahës të koalicionit VLEN. Jemi shumë, jemi 107.000🇦🇱
JU FALENDEROJ nga zemra për këtë mbështetje rekorde, historike për opozitën shqiptare!
Me këtë mbështetje, nga gjithë qytetet e fshatrat, ju e vulosët fitoren absolute në kampin politik shqiptar, me çka na e dhatë legjitimitetin e plotë për t’ju përfaqësuar!
Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re, sepse ne jemi përfaqësuesit e votës së pastërt shqiptare.
Plani VLEN 2030 tani është synimi jonë, si pjesë e Qeverisë së re. Idetë e projektet konkrete për të mirën e qytetarëve tani janë preokupimi ynë i përditshëm.
Beteja u fitua. Ne nuk do ta tradhëtojmë besimin qytetar asnjëherë, për asnjë çmim.
Sepse shqiptari VLEN”, ka shkruar Mezhiti në Facebook.



