Izet Mexhiti merr mirënjohje nga “Yeni Yol” dhe premton mbështetje për iniciativat kulturore

Mbrëmë, kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në koncertin e organizuar nga Shoqata Turke “Yeni Yol” në Shkup, një organizatë e njohur për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të komunitetit turk në vend.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, Mexhiti theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje si një festë arti dhe miqësie mes popujve. “Ishte një dëshmi e bukur se kultura është ura më e fortë që na bashkon, që na bën të kuptojmë e të respektojmë njëri-tjetrin”, tha ai.

Gjatë ngjarjes, kandidati mori mirënjohje nga “Yeni Yol”, një gjest që ai e konsideron motivues për të mbështetur çdo nismë që forcon lidhjet kulturore dhe sociale në Çair, Shkup dhe më gjerë.

“Falënderim i veçantë për organizatorët, artistët e mrekullueshëm dhe të gjithë ata që me pasion e dashuri e mbajnë gjallë kulturën, gjuhën dhe traditën!”, shtoi Mexhiti, duke nxjerrë në pah rëndësinë e promovimit të kulturës si një vlerë që bashkon komunitetet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button