Izet Mexhiti: Jemi të vendosur ta luftojmë buxhozin, sot e dëshmuam me vepra

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka bërë të ditur miratimin nga Qeveria të projektligjit të ri për lojërat e fatit, duke e cilësuar si një vendim rrënjësor që synon mbrojtjen e rinisë dhe familjes.

“Kazinotë, bastoret dhe klubet e aparateve nuk do të lejohen më pranë shkollave. Do ta pastrojmë hapësirën rreth institucioneve arsimore nga ndikimi shkatërrues i kësaj industrie. Nxënësit dhe rinia do të jenë të mbrojtur, siç e meritojnë,” theksoi Mexhiti.

Projektligji i ri vendos masa të forta kontrolli mbi sektorin, përfshirë rregulla të reja, taksa më të larta dhe kushte që synojnë të largojnë operatorët abuzivë. Sipas zv/kryeministrit, përmes këtij ligji po vihet fund një epoke kur fitimet nga bixhozi viheshin mbi mirëqenien e qytetarëve.

“Ky është ligji i njerëzve të zakonshëm, i popullit. Ligji që mbron nxënësin, prindin, familjen,” shtoi ai.

Mexhiti e përmbylli me mesazhin se ky vendim dëshmon se kur ekziston vullneti politik, ndryshimi është i mundur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button