Izet Mexhiti: Balancuesi nuk ishte ligj, por mungesë ligji, ata s’mund të bënin ligj sepse blenin Soravinë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka reaguar ashpër lidhur me shfuqizimin e sistemit të balancuesit në institucionet shtetërore, duke akuzuar pushtetin aktual për manipulim dhe mungesë vullneti për barazi dhe përfaqësim të drejtë.

“Balancuesi nuk ishte ligj por mungesë ligji. Prandaj u shfuqizua”, tha Mexhiti, duke nënvizuar se shfuqizimi i këtij mekanizmi u bë jo për të ndërtuar një sistem më të drejtë, por për të eliminuar çdo formë kontrolli mbi diskriminimin në punësime.

Në deklaratën e tij, ai ironizoi paaftësinë dhe interesat e rivalëve politikë:

“Ata nuk mund të bënin ligj sepse luanin futboll nëpër zyrat e ministrive”, u shpreh ai, duke akuzuar drejtues të caktuar për mungesë serioziteti dhe dështim në krijimin e një kuadri ligjor për përfaqësim të barabartë.

Mexhiti shtoi se vendimet e tyre nuk drejtoheshin nga interesi publik:

“Nuk kishin mundësi të bëjnë ligj sepse ishin të angazhuar për ta blerë SORAVINË”, theksoi ai, duke aluduar në afera të errëta dhe përqendrim të pushtetit ekonomik në duar të lidhura me politikën.

Në të njëjtën vijë, ai kritikoi edhe veprimet që lidhen me legalizimin e bixhozit:

“Ndërkohë që me nënshkrime mbështesnin shfuqizimin e balancuesit, ndërtonin perandorinë e bixhozit përmes LLOTARISË.”

Duke përfunduar, zëvendëskryeministri ishte i prerë në qëndrimin e tij:

“Ata ASNJËHERË as që kanë qenë të interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë. Sepse hutia normative u mundësonte atyre kushtëzimin e punësimeve për vota.”

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button