Itali, Universiteti i Palermos pezullon marrëveshjet me universitetet izraelite

Universiteti i Palermos në Itali ka pezulluar marrëveshjet e shkëmbimit Erasmus me universitetet izraelite, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, senati akademik i universitetit italian përmendi “mungesën e garancive thelbësore të sigurisë ndaj të cilave ata që janë të përfshirë në partneritetet e bashkëpunimit do të ekspozoheshin në këtë moment të veçantë dhe delikat të krizës ndërkombëtare”.

Bordi i universitetit gjithashtu njoftoi se do të merren masa që synojnë të mbështesin sistemin arsimor palestinez.

“Unë e konsideroj një zgjedhje të gabuar, veçanërisht në një kohë kur procesi politiko-diplomatik i paqes, i kërkim të paqes, po intensifikohet”, tha Anna Maria Bernini, ministrja italiane e Universitetit dhe Kërkimit, duke komentuar veprimin e universitetit.

Në javët e fundit, kampuset e kolegjeve në mbarë botën kanë parë protesta nga studentët pro-palestinezë dhe anëtarët e fakulteteve kundër luftës së Izraelit në Gaza, ku që nga tetori i vitit të kaluar janë vrarë të paktën 36 mijë palestinezë.

Demonstruesit kanë kërkuar që universitetet e tyre të ndërpresin çdo lidhje financiare dhe akademike me Izraelin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button