Ismajli drejt Torinos? Drejtori i Juve zbulon kushtet
Juve-Ismajli nuk është thjesht një thashethem, por një pistë konkrete. Sigurisht, Ismajli nuk është profili i vetëm që “Zonja e Vjetër” po ndjek në tregun e transferimeve, por është një emër që në Torino pëlqehet shumë, kjo për disa arsye.
Në kushte emergjente, pas dëmtimit të Bremer, Juve po kërkon në treg një lojtar me eksperiencë, që e njeh mirë Serie A, dhe mbi të gjitha një lojtar me një kosto të ulët, në këtë pikë Ismajli është i favorizuar.
Nuk është një sekret që Guintoli, drejtori sportiv i Juve, po punon prej kohësh për të gjetur profilin ideal, fakt që nuk e mohoi as në intervistën e tij të fundit, por thjesht specifikoi detajet që kandidati duhet të plotësojë: “Në këto momente po shohin përreth, merkato e janarit është shumë specifike. Po vlerësojmë disa profile të ndryshme, por po presim momentin e duhur. Nuk kemi kontaktuar ende me askënd, por duhet të jetë një lojtar i disponueshëm, i gatshëm të sakrifikohet për një skuadër të rëndësishme si Juventus”.
Fundjavën e shkuar, Ismajli luajti ndeshjen e tij të 100 në Serie A. Për herë të parë debutoi më 1 nëntor 2020 në ndeshjen Spezia-Juventus. 13 ndeshje me Spezia-n dhe 87 me Empolin. Në 11 javët e para të Serie A këtë sezon, sipas TuttomercatoWeb rezultoi mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A. /BW